Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në një dyqan lulesh në Tiranë.
Sipas denoncueses, një grua që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se ka marrë para nga sirtari i arkës, duke u shtirur sikur po shikonte lulet.
Në video, gruaja shfaqet duke bërë sikur po nuhat lulet me dorën e djathtë, ndërsa me dorën e majtë, sipas denoncueses, e fut në sirtar dhe merr paratë.
Denoncuesja thotë se shuma e marrë është rreth 100 mijë lekë të vjetra (ose 100 euro), dhe i bën thirrje gruas që t’i kthejë menjëherë mbrapsht, në të kundërt rasti do të ndiqet në polici.
Ngjarja, sipas qytetares, ka ndodhur pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re, në kryqëzimin në Selitë, te “dyqani i dytë i luleve”, zonë ku ka edhe biznese të tjera, ndaj ajo shprehet e shqetësuar se mund t’u ndodhë edhe të tjerëve.
Mesazhi i qytetares për JOQ:
“Dua të bëj një denoncim nga një biznes lulesh. Gruaja në video ka vjedhur 100 mijë lekë ose 100 euro. Duke gënjyer e shfaqur interes për lulet, shihet se ka ulur dorën dhe ka kapur lekët. Ju lutem postojeni, pasi kalon shpesh afër zonës së dyqanit. Mund t’i ndodhë edhe ndonjë biznesi tjetër.”