Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku një motor është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar fraktura dhe lëndime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe shërbimet e emergjencës. Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.