Atentat djalit të Gaddafit: Ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.02.2026, 22:25

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Saif al-Islam Gaddafi, i biri i ish-udhëheqësit të Libisë, është ekzekutuar në një atentat pranë qytetit Zintan, në perëndim të vendit.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se është sulmuar nga katër persona të armatosur, të cilët e kanë vrarë në banesën e tij. Deri tani nuk ka detaje të plota dhe as identiteti i autorëve nuk është bërë i ditur.

Vdekja e tij u konfirmua publikisht edhe nga Abdullah Othman, këshilltari i tij politik, i cili bëri një postim të shkurtër në Facebook, pa dhënë rrethana të mëtejshme.

Ndërkohë, avokati i tij francez Marcel Ceccaldi i tha AFP se ende nuk dihet kush fshihet pas vrasjes, por shtoi se kishte marrë sinjale se “kishte probleme me sigurinë” e Saif al-Islamit rreth 10 ditë më parë.

Ekipi i tij politik ka publikuar gjithashtu një deklaratë zie, duke njoftuar se po bëhen përgatitje për marrjen e trupit.

Saif al-Islam, 53-vjeç, dikur shihej si pasues i mundshëm i të atit, Muammar Gaddafi, i cili sundoi Libinë për 42 vite dhe u rrëzua e u vra gjatë kryengritjes së vitit 2011.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit