I riu francez shkon në spital me predhë të Luftës së Parë Botërore në rektum, ndërhyjnë edhe xhenierët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.02.2026, 18:37

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Francë, ku një 24-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit Rangueil në Toulouse, duke u ankuar për dhimbje të forta.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, i riu u shpreh se kishte futur një objekt në rektumin e tij, pa treguar qartë se çfarë ishte. Mjekët nisën procedurën për ta nxjerrë, por gjatë ndërhyrjes zbuluan se bëhej fjalë për një predhë të Luftës së Parë Botërore, rreth 20 cm e gjatë dhe pak mbi 3 cm në diametër.

Pasi u kuptua çfarë objekti ishte, ndërhyrja u ndal menjëherë, pasi stafi u frikësua se predha mund të ishte aktive dhe të shpërthente. Spitali njoftoi autoritetet dhe rreth orës 01:40 në vendngjarje mbërritën policia dhe skuadra e çaktivizimit të bombave, të cilët vendosën perimetër sigurie derisa u bë verifikimi.

Kontrollet paraprake konfirmuan se predha ishte e vitit 1918 dhe nuk paraqiste rrezik, çka lejoi vijimin e ndërhyrjes mjekësore.

Më pas, sipas medias lokale, u hapën edhe procedura për “mbajtje municioni të kategorisë A”, megjithatë prokuroria e Toulouse nuk do ta ndjekë çështjen pasi bëhet fjalë për municion të çmilitarizuar. Gjithsesi, 24-vjeçari pritet të merret në pyetje për të shpjeguar origjinën e predhës.

Rasti nuk është i pari i këtij lloji: në vitin 2022, një 88-vjeçar në Toulon u paraqit në spital me një predhë të ngjashme, ndërsa në Britani në vitin 2021 u raportua një tjetër rast me predhë të Luftës së Dytë Botërore.

*Fotoja e përdorur në artikull është ilustruese*

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit