Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij synonin miliardat e ngrira të Libisë para dhe pas vrasjes së Gadafit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.02.2026, 18:07

Një dokument i publikuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) zbulon se një bashkëpunëtor i financierit Jeffrey Epstein kishte hartuar plane për të kërkuar akses te pasuritë shtetërore të ngrira të Libisë, në kulmin e kaosit politik të vitit 2011.

Sipas emailit të dërguar Epstein në korrik 2011, vlerësohej se rreth 80 miliardë dollarë fonde libiane ishin të ngrira ndërkombëtarisht, ku 32.4 miliardë dollarë ndodheshin në SHBA.

Në email thuhet gjithashtu se shuma reale mund të ishte 3 deri në 4 herë më e madhe, për shkak të aseteve sovrane të “vjedhura apo të keqpërdorura”. Sipas planit, nëse do të identifikonin dhe rikuperonin 5%-10% të këtyre parave dhe do të merrnin 10%-25% si kompensim, bëhej fjalë për miliarda dollarë fitim.

Ajo që e bën edhe më të fortë këtë email është se përmendet se ish-anëtarë të shërbimeve inteligjente MI6 (Britani) dhe Mossad (Izrael) shpreheshin të gatshëm të ndihmonin në identifikimin dhe rikuperimin e “aseteve të vjedhura”.

Në të njëjtin email thuhet se Libia pritej të shpenzonte të paktën 100 miliardë dollarë për rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike pas luftës, duke e quajtur këtë si “karrota e vërtetë”, nëse ata do të bëheshin “njerëzit e tyre të besuar”.

Emaili e përshkruan Libinë si vend me rezerva të mëdha energjetike dhe me nivel të lartë të shkrim-leximit, faktorë që sipas autorit mund të krijonin “mundësi financiare dhe ligjore”.

Në atë periudhë, vendi ishte futur në konflikt pas kryengritjes së mbështetur nga NATO kundër Muammar Gaddafit, i cili u vra në tetor 2011.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit