Skandali i mbetjeve të rrezikshme të ‘Kurum’, lëshohen 33 urdhra arresti e ndalimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2026, 16:38

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës për zbatimin e masave të sigurisë në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, ku fokusi i hetimeve është zgjeruar edhe tek roli i zyrtarëve shtetërorë.

Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të këtij procedimi penal janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie, që përfshijnë drejtues dhe përfaqësues të kompanisë “Kurum”, por edhe funksionarë të institucioneve publike, konkretisht të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dhe Doganave.

Prokuroria e Durrësit bën me dije se hetimi mbi kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës ka zbuluar shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor nga kompanitë “Kurum International” dhe “Sokolaj”, si edhe nga AKM, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në Portin e Durrësit.

Nga 33 masat e sigurisë të lëshuara, 26 janë “arrest me burg”, ndërsa masa “arrest shtëpie” janë vendosur për disa persona, mes të cilëve edhe e besuara e Mirela Kumbaros, Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe aktualisht drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, e dyshuar për përfshirje në procedurat që lidhen me lejimin dhe menaxhimin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme.

Hetimi lidhet me eksportimin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës, të cilat u kthyen më pas në Shqipëri pas një sinjalizimi nga Rrjeti i Bazelit, organizëm që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Mbetjet e Kurum u eksportuan nga kompania “Sokolaj” drejt Tajlandës pa miratimin e autoriteteve të vendit pritës por duke qenë mbetje toksike ato janë kthyer sërish në Shqipëri. Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë shkelur rregullat ligjore dhe procedurat mjedisore, ndërsa po hetohet roli konkret i zyrtarëve të AKM-së dhe Doganave në dhënien e autorizimeve dhe lehtësimin e procedurave të eksportit.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është në zhvillim në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet zgjerimi i listës së personave nën hetim.

Masat e sigurisë të vendosura

Arrest me burg:

Erdal Demir – Administratori i “Kurum International”

Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kurum”

Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj”

Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals

Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj”

Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum”

Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum”

Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum”

Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum”

Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum”

Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”

Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource”

Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N”

Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N”

Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve

Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës

Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës

Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës

Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës

Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO

Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO

Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO

Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM

Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës

J.K arrest me burg

K.M arrest me burg

Arrest shtëpie

Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”

Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM

Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës

Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM

Arta Dollani – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM

B.T arrest shtëpiak

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit