Banorët e Terovës në protestë: Uji i pijshëm i ndotur, situatë alarmante!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.02.2026, 15:15

Rreth 400 banorë të fshatit Terovë në Bashkinë Maliq po përballen prej dy javësh me ndotje të ujit të pijshëm, ndaj këtë të martë dolën në protestë. Ata shprehen se uji ka erë të rëndë dhe ngjyrë të pazakontë, dhe sipas tyre nuk mund të përdoret as për pastrim.

Kryeplaku i fshatit Terovë deklaron se nuk ka probleme me linjat e ujësjellësit, pasi ato janë verifikuar në terren, duke kërkuar që rasti të trajtohet me përgjegjësi të plotë nga institucionet përkatëse. E njëjta problematikë raportohet edhe në fshatin Pendavinj, ku rreth 1000 banorë po furnizohen me ujë të ndotur.

Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve të marrin masa urgjente, pasi është e pamundur të blejnë çdo ditë ujë, madje edhe për nevojat bazë të higjienës shtëpiake. Situata ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim të madh mes komunitetit, ndërsa kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit