Pas shembjes së dherave, aksi Librazhd–Korçë bllokohet gjatë natës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2026, 15:12

Aksi rrugor “Librazhd–Korçë” vijon të mbetet problematik pas shembjes së dheut dhe shkëmbinjve që bllokuan të dielën qarkullimin për më shumë se 8 orë. Edhe pse kanë kaluar dy ditë, kjo rrugë nuk mund të kalohet lehtësisht pasi në zonën e fshatit Dragostunjë ka ende rrëshiqtje dherash.

Policia dhe autoritetet rrugore kanë njoftuar se në këtë zonë qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të jetë në fuqi nga 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin 22:00 – 05:00. Gjatë këtij orari, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë. Për situatën janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin paraprak të drejtuesve të mjeteve.

Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe automjetet e Policisë.

Si rrugë alternative për mjetet e vogla, autoritetet bëjnë me dije se do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit