Jemi në viotin 2026, por rruga në Zall Herr-Bovillë është në gjendje skandaloze duke krijuar shqetësim të madh për banorët dhe kalimtarët. Asnjë ndërhyrje nuk është bërë nga bashkia e Tiranës, dhe qytetarët nuk e kuptojnë se përse kryebashkiakja Anuela Ristani nuk vepron për ta rregulluar rrugën.
Gjendja e degraduar po dëmton makinat e banorëve të zonë dhe rrit rrezikun për aksidente. Banorët e zonës në fjalë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se situata po përkeqësohet dita-ditës. Duan kushtet më minimale, një rrugë standarde dhe cilësore.
"Përshëndetje nga rruga në Zall Herr-Bovillë. Turp në vitin 2026, rruga në gjendje skandaloze! Nuk e kuptojmë arsyen se përse askush nuk vë dorë që ta rregullojnë. Po shkatërrojmë makinat me këtë gjendje të degraduar që është rruga", shkruan banori.