Mehmeti nga Nivica ka humbur në Tiranë, kërkohen familjarët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.02.2026, 14:13

Një i moshuar, i identifikuar si Mehmet Mehmetaj, është gjetur në Tiranë nga disa qytetarë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për të gjetur familjarët e tij. Sipas deklarimeve të vetë zotërisë, ai është me origjinë nga Nivica, por nuk arrin të kujtojë adresën apo shtëpinë ku banon.

I moshuari kishte me vete pasaportën, falë së cilës është bërë edhe identifikimi i tij. Megjithatë, për shkak të gjendjes së tij, ai nuk është në gjendje të kontaktojë vetë të afërmit.

Qytetarët që e kanë gjetur kanë bërë apel për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e kujtdo që mund ta njohë Mehmetin apo të ketë informacion për familjarët e tij.

Kushdo që ka informacion, apo e njeh të moshuarin dhe familjen e tij, është i lutur të kontaktojë në faqen tonë, në mënyrë që ai të rikthehet sa më shpejt pranë njerëzve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit