Pas vështirësive të shumta në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas–Librazhd në kthesat e Dragostunjës, një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe sot në rrugën e Dhërmiut.
Kompania “Gjoka Konstruksion” e cila po merret me zgjerimin e rrugës ka kryer sot disa shpërthime me tritol që janë bërë shkak për bllokimin e qarkullimit për shkak të gurëve dhe pjesëve të shkëmbinjve që kanë rënë në rrugë.
Qytetarët që po udhëtojnë drejt këtij aksi shprehen se prej më shumë se 2 orësh janë të bllokuar në rrugë pa e ditur se kur do të mund të lëvizin në destinacionet e tyre pasi në rrugë ka shkëmbinj dhe fadroma që vijojnë ende punën.
Rruga e Dhërmiut është një tjetër shembull i problematikave që shoqërojnë punimet e ndërmarrjes “Gjoka Konstruksion”, ashtu si Rruga e Arbërit dhe tuneli i Murrizit, ku janë konstatuar plasaritje dhe çarje në strukturën e betonit, si edhe tuneli i Llogarasë, ku janë evidentuar rrjedhje uji që ngrenë dyshime të shumta mbi cilësinë e punimeve.
Denoncimi 1:
Pershendetje, rruga qe t con n palas e bllokuar per me shum se 2 or per shkak te shperthimit me tritol qe ka ber firma
Denoncimi 2:
Prsh Jemi bllokuar ne rruge ne Palas rruga eshte e bklokuar ka 1 ore e me shume dhe ska asnje info Palas Dhermi sapo dolem nga tuneli i llogaras rruga eshte bllokuar ngelem ketu
Denoncimi 3:
Pershendetje, kemi 1 ore e gjysme te bllokuar ne palase. Ka rreshqit nje masiv shkembor