Policia bastis zyrat e pltformës “X” të Elon Musk në Paris

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.02.2026, 14:05

Zyrat e platformës së mediave sociale X, në pronësi të Elon Musk, në Francë po i nënshtrohen kontrolleve nga Zyra e Prokurorit të Parisit, në kuadër të një hetimi penal për funksionimin e platformës. Kontrollet po kryhen nga njësia e krimit kibernetik e prokurorisë, me mbështetjen e Europolit.

Sipas autoriteteve franceze, veprimi lidhet me një hetim të nisur në janar të vitit 2025, pas ankesave të ngritura për mënyrën se si algoritmi i X rekomandon përmbajtje. Prokuroria bëri të ditur se si Elon Musk, ashtu edhe ish-drejtoresha ekzekutive e platformës, Linda Yaccarino, janë thirrur për t’u paraqitur në seanca dëgjimore gjatë muajit prill, si pjesë e procedurës hetimore.

Platforma X e ka cilësuar më herët këtë hetim si një sulm ndaj lirisë së shprehjes, duke mohuar shkeljet e pretenduara. Megjithatë, në deklaratën e saj, Zyra e Prokurorit theksoi se kontrollet janë pjesë e përpjekjeve për të garantuar që platforma të veprojë në përputhje me legjislacionin francez.

Hetimi, i udhëhequr nga policia franceze e krimit kibernetik, u zgjerua në korrik 2025, pas raportimeve për qarkullimin në platformë të deepfake-ve me përmbajtje seksuale eksplicite si dhe të materialeve që mohojnë Holokaustin. Në atë kohë, X e cilësoi zgjerimin e hetimit si “të motivuar politikisht” dhe mohoi çdo akuzë për manipulim të algoritmit.

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Parisit njoftoi gjithashtu se do të ndalojë komunikimin në platformën X, duke zgjedhur që në vijim deklaratat zyrtare t’i publikojë përmes LinkedIn dhe Instagram.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit