Al Nassr i Ronaldos i dërgon ofertë Al Ittihad-it për mbrojtësin kuqezi Mario Mitaj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.02.2026, 13:42

Edhe pse Mario Mitaj është i lidhur me Al-Ittihad me kontratë deri në verën e vitit 2028, kampionët e Arabisë Saudite po shqyrtojnë alternativa të tjera për krahun e majtë të mbrojtjes. Në këtë situatë, e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare mbetet e paqartë, ndërsa merkatoja po shkon drejt orëve të fundit.

Raportimet e fundit nga Arabia Saudite kanë tërhequr vëmendje. Gazetari sportiv Abdulilah Al-Amri ka zbuluar se Al-Nassr ka paraqitur një kërkesë zyrtare për huazimin e 22-vjeçarit deri në fund të sezonit. Megjithatë, përgjigjja e Al-Ittihad ka qenë e menjëhershme dhe negative, pasi klubi nuk ka asnjë dëshirë të forcojë një rival direkt në garën për titull.

Al-Ittihad e transferoi Mitajn në janar të vitit 2025 për shumën prej 4 milionë eurosh, duke e konsideruar një investim afatgjatë. Pavarësisht refuzimit ndaj Al-Nassr, interesimi për mbrojtësin shqiptar mbetet i lartë, me disa klube evropiane që po ndjekin nga afër situatën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit