Sot do të kujtojmë veprën madhështore të Bilalit, e cila u shemb një vit e gjysmë pas promovimit të saj. Më 3 shkurt 2023, mbikalimi i rrugës në Bahçallëk u rrëzua në njërën anë dhe përfundoi mbi tokë. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por qytetarët mbetën të habitur nga ajo që quhej “vepër madhështore” dhe “trendy”.
Një vit para shembjes, më 3 shkurt 2022, Bilali e kishte promovuar mbikalimin si një investim të kryer nga biznesmenë shkodranë, të cilët sipas saj do ta bënin atë të qëndrueshme dhe “t'i rezistonte kohës”, por më 3 shkurt 2023, mbikalimi u shemb, duke treguar se premtimet politike shpesh bien bashkë me betonin.
Edona Bilali, e cila në zgjedhjet e 11 majit 2025 kandidoi për deputete në Shkodër por nuk u zgjodh, dhe më pas u emërua Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka sot një kujtim të premtimeve të saj të dobëta. Shembja e mbikalimit të promovuar nga socialistja, falë Zotit nuk rrezikoi tragjedi, por mbetet një leksion i hidhur se si politikanët “e shesin sapunin për djathë” te populli!