U gjet pas 43 vitesh: Ky Renault 5 i braktisur është pothuajse i ri dhe ka vetëm 12 km të përshkuara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.02.2026, 13:18

Një Renault 5 i vitit 1982, i braktisur për 43 vjet në një garazh në Francë, është zbuluar në gjendje thuajse perfekte, me vetëm 12 kilometra në odometër.

Automjeti ishte parkuar i ri dhe nuk ishte përdorur kurrë, pasi pronarja nuk u ndje e sigurt për ta vozitur pas marrjes së patentës.

Vetura ruan shumicën e pjesëve origjinale dhe pritet t’i nënshtrohet restaurimit të lehtë përpara se të dalë në ankand, ku pritet të tërheqë interes të madh nga koleksionistët e makinave klasike.

Protagonisti i kësaj historie është një nga makinat e vogla klasike më të njohura të viteve ’70 dhe ’80. Bëhet fjalë për Renault 5 të gjeneratës së parë, i cili është prodhuar nga viti 1972 deri në 1985, paraardhësi i Renault 5 elektrik modern (Renault 5 E-Tech), që sot mund ta gjeni në sallonet e shitjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit