Dy topa me një goditje! 2-vjeçari hyn në Librin Guinness për snuker dhe bilardo

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.02.2026, 13:01

Një djalë vetëm 2-vjeç nga Mançesteri, Jude Owens, ka hyrë në Librin e Rekordeve Botërore falë talentit të tij të jashtëzakonshëm në snuker dhe bilardo. Në një moshë kaq të vogël, ai ka arritur të realizojë goditje që zakonisht kërkojnë vite përvojë dhe stërvitje intensive.

Në moshën 2 vjeç e 261 ditë, Jude u konfirmua zyrtarisht nga Guinness World Records si personi më i ri që ka realizuar një “double pot” në snuker. Kjo goditje e vështirë konsiston në futjen e dy topave njëkohësisht në dy xhepa të ndryshëm dhe konsiderohet një arritje e rrallë edhe për lojtarët profesionistë.

Vetëm pak ditë më vonë, në moshën 2 vjeç e 302 ditë, Jude vendosi edhe një rekord tjetër, duke u bërë më i riu që realizon një “bank shot” në bilardo. Ky sukses i dyfishtë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve të sportit, duke e shndërruar vogëlushin nga Mançesteri në një fenomen të vërtetë botëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit