Banorët e Rrjollit vijojnë protestën kundër resortit turistik, bllokojnë punimet

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 03.02.2026, 12:16

Banorët e zonës Baks Rrjoll në Velipojë kanë vijuar edhe sot kundërshtimin ndaj ndërtimit të resortit turistik luksoz që po ndërtohet nga kompania Gener2. Ata pretendojnë se toka ku po kryhen punimet u përket banorëve të zonës dhe kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të projektit deri në një zgjidhje të qartë për çështjen e pronësisë.

Gjatë protestës, banorët janë afruar pranë kantierit dhe kanë kërkuar ndalimin e punës së mjeteve të rënda, duke u përballur me punëtorët dhe shërbimin e sigurisë private që ndodhej në terren. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen debate dhe tension mes palëve, ndërsa banorët dëgjohen duke thënë se ndodhen në tokën e tyre dhe kërkojnë përfaqësues të kompanisë për të biseduar.

Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim, duke kërkuar transparencë për projektin dhe respektim të të drejtave të tyre mbi pronën. Projekti turistik në këtë zonë bregdetare është pjesë e një investimi të madh që parashikon ndërtimin e strukturave akomoduese dhe vilave turistike në hapësirën mes Ranës së Hedhun dhe Baks Rrjollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit