Rrezik tragjedie në Patos, kabina elektrike lihet e hapur pa asnjë masë sigurie

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.02.2026, 10:58

Një problem serioz sigurie është evidentuar në rrugën e Gjinoqares në Patos, ku telat e korrentit dhe kabinat elektrike ndodhen të hapura në mes të rrugës, duke u kthyer në një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e banorëve.

Pamjet dhe denoncimi i qytetarit tregojnë një neglizhencë të hapur nga institucionet përgjegjëse, në një zonë ku fëmijët qarkullojnë çdo ditë dhe luajnë pranë asaj zone ku ndodhet kabina elektrike jashtë standardeve dhe pa asnjë siguri minimale.

Pavarësisht rrezikut të madh për një tragjedi të mundshme, Bashkia Patos me kryetar Fation Duron dhe OSHEE duket se kanë mbyllur sytë përballë këtij problemi alarmant.

"Shiko ça bëhet në rrugën e Gjinoqares, Bashkia Patos. Telat e korrentit në rrugë dhe kabinat elektrike hapur. Fëmijët kalojnë aty dhe luajnë afër tyre. Rrezik për tragjedi. Asnjë masë nga bashkia, apo OSHEE!", shkruan banorja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit