Palaqi pa drita! Banorët lahen me kazan e kanaçe, ngrohen me sobë druri!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.02.2026, 10:23

Banorët e fshatit Palaq në Bashkinë Vorë po përballen me një “inovacion energjetik” të vitit 2026! Për t’u larë dhe për të larë rrobat përdorin sobën me dru, sepse energjia elektrike nuk mjafton as për lavatriçen, as për frigoriferin dhe as për dushin. Situata ekstreme e ka kthyer jetën në shtëpitë e tyre si në mesjetë, ndërsa OSHEE dhe OSSH duket se janë në gjumë letargjik.

Drejtuesi i OSHEE-së, Enea Karakaçi, dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje. Banorët e Palaqit ngrohen me dru, ndërsa ata që duhet të sigurojnë energji moderne duket se janë të “ngazëllyer” për të shijuar krizën nga distanca. Ironia është e madhe, në vitin 2026, fshati ka më pak energji se një shtëpi e mesjetës dhe askush nuk e zgjidh problemin.

"Përshëndetje JOQ! Ju shkruaj për një rast urgjent. Bashkia Vorë, fshati Palaq. Ju lutem, ky është një rast ekstrem! Në vitin 2026, të ngrohim ujë në sobë druri për t’u larë, për të larë rrobat, sepse energjia është në nivel minimal që nuk punon as lavatriçe, as frigorifer, dhe as dush. Për ngrohje përdorim sobë me dru, sepse nuk punon asnjë mjet ngrohjeje me këtë energji", shkruan banorja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit