Banorët e Luzit në ditën e tretë të protestës, kërkojnë asfaltimin e rrugës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.02.2026, 09:47

Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë dolën edhe sot në protestë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për gjendjen e mjerueshme të rrugës së tyre. Situata ka rënduar vitet e fundit, dhe rruga ka gropa të shumta që e bëjnë të rrezikshme lëvizjen e përditshme, jo vetëm për banorët, por edhe për automjetet që kalojnë çdo ditë aty.

Në protestë janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët ankohen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë dhe se frikësohen nga kamionët, të cilët shpesh hipin mbi trotuare për të evituar gropat. Pasditen e djeshme një kamion çakull është përdorur për të mbushur disa gropa, por nuk ka pasur asnjë njoftim apo plan nga autoritetet për rikonstruksionin e rrugës.

Banorët theksojnë se rruga është edhe një arterie kryesore ekonomike, ku çdo ditë kalojnë mbi 1,000 kamionë që transportojnë çimento, gëlqere dhe inerte për të gjithë vendin dhe për eksport. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat dhe se do t’i përshkallëzojnë ato nëse nuk ndërhyhet seriozisht për rikonstruksionin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit