Vdes koreografi i njohur kosovar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.02.2026, 09:31

Ka ndërruar jetë artisti ferizajas Bajram Tahiri

Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i valleve, babai ynë i dashur,

BAJRAM TAHIRI

Bajram Tahiri ishte një emër i njohur në jetën kulturore të Ferizajt, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si koreograf i valleve dhe kontribuues i çmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Varrimi do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë, në orën 15:30, në varreza të reja të Ferizajt.

Zoti e mëshiroftë dhe u dhëntë forcë familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për ta përballuar këtë humbje të madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit