Banorët e zonës sipër kishës së Laçit, Bashkia Kurbin, shprehen të shqetësuar për mungesën e vëmendjes nga kryebashkiakja Majlinda Cara. Rruga në këtë zonë, që lidh 3 fshatra është mbuluar nga balta, teksa në mungesë të shërbimit nga bashkia, banorët kanë nisur të pastrojnë vetë rrugë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe dëgjim të zërit të tyre, duke theksuar se nuk kërkojnë privilegje, por trajtim të barabartë me pjesën tjetër të Bashkisë Kurbin. Ata kërkojnë një rrugë, pasi siç shihet dhe në pamje rruga aktuale është si në mesjetë.
Infrastruktura dhe shërbimet bazë mbeten problematike, ndërsa banorët thonë se askush nuk i pyet për nevojat apo shqetësimet e tyre. Mungesa e komunikimit me pushtetin vendor dhe investimeve minimale ka shtuar ndjesinë e braktisjes, duke i detyruar shumë familje të largohen nga zona.