Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, paraditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e kamionit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ose për shkak të një defekti në sistemin e frenimit.
Për pasojë, shoferi i kamionit, 62-vjeçari Përparim Kapaj, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.