Sarajet e Ali Pashës në Qeparo, nga monument kulture në grumbull mbeturinash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.01.2026, 15:37

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen Sarajet e Ali Pashës në fshatin Qeparo, një monument me vlera historike dhe kulturore. Sipas tij, kjo trashëgimi kulturore është lënë në harresë totale, e degraduar dhe e mbushur me mbeturina, duke u kthyer praktikisht në një stan.

Qytetari shpreh shqetësimin se mungesa e kujdesit dhe mbrojtjes institucionale me në krye Blendin Gonxhen, edhe pse qytetari përmend paraardhësen e tij Mirela Kumbaro, rrezikon jo vetëm shkatërrimin përfundimtar të monumentit, por edhe privatizimin e mundshëm të tij për interesa private, duke humbur kështu vlerën publike dhe historike që përfaqëson.

Ai apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, me qëllim restaurimin dhe ruajtjen e këtij objekti me rëndësi historike

Denoncimi i qytetarit:

Shikoni ne çgjendje lihen trashgimitë kulturore, pas publikimit te kesaj shpresoj mos ta shikoj ndonje oligark se e privatizoi e beri resort

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit