Të shtëna me çifte te Liqeni i Tiranës! Gjueti rosash në mes të ditës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.01.2026, 15:35

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë nga qytetarë që po shëtisnin në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, një hapësirë që supozohet të jetë park publik dhe vend relaksi për familjet.

Sipas dëshmisë së tyre, gjatë shëtitjes janë dëgjuar qartë tre të shtëna me çifte, në mes të ditës, pa asnjë reagim të menjëhershëm nga autoritetet. Rreth 15 minuta më vonë, ndërsa qytetarët vijuan xhiron në park, ata kanë konstatuar një rosë të vrarë, e cila dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë në hapësirat publike, por edhe mbi mbrojtjen e faunës në një zonë që konsiderohet mushkëri e gjelbër e kryeqytetit. Si është e mundur që në një park të frekuentuar çdo ditë nga fëmijë, të rinj dhe familje të dëgjohen të shtëna armësh, pa asnjë ndërhyrje?

Heshtja institucionale në raste të tilla vetëm sa inkurajon paligjshmërinë dhe papërgjegjshmërinë, ndërkohë që qytetarët mbeten të pasigurt edhe në ambientet që duhet të jenë më të mbrojturat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit