Personat në foto janë Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, një çift bashkëjetues, të cilët akuzohen për mashtrim me blerje fiktive apartamentesh në Tiranë. Sipas informacionit, ata dyshohet se u merrnin qytetarëve shuma të mëdha parash duke u premtuar blerjen e apartamenteve.
Pasi përvetësonin paratë, dy shtetasit dyshohet se falsifikonin mandate bankare për t’i bindur viktimat se shumat ishin depozituar. Më pas, dokumentet e rreme i paraqisnin edhe pranë shoqërive të ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive për shitblerje apartamentesh.
Deri tani janë dokumentuar dy raste mashtrimi, që lidhen me dy apartamente me vlerë rreth 150 mijë euro secili. Ka dyshime se numri i personave të mashtruar mund të jetë më i madh dhe po punohet për identifikimin e rasteve të tjera.