Pasi shkoi si “heroinë” në Tregun Industrial të Vlorës, Elisa Spiropali u përball me një pritje të ftohtë dhe kritika të hapura nga tregtarët. “Turp që vini në Vlorë, se e keni shkulur me themel. T’iu vijë rëndë që vini në Vlorë,” i tha një qytetare, ndërsa ministrja u mundua të justifikohej se kishte ardhur për një çështje tjetër dhe nuk e dinte gjendjen reale në treg.
Spiropali premtoi se do të flasë me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak për t’u njoftuar më mirë me problemet e tyre. “Do të flas me kryetaren dhe këshillin bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se vizita ishte më shumë për të bërë prezencë sesa për të dhënë zgjidhje reale.
Vizita e ministres në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE” u shndërrua në një moment ironik për tregtarët, të cilët e pritën më shumë me sarkazëm sesa me entuziazëm. Ata kërkojnë veprime konkrete dhe jo premtime ceremoniale, duke e konsideruar “heroizmin” e Spiropalit një vizitë që nuk ndryshon asgjë në realitetin e përditshëm të tregut.