Gjermania ndihmon të prekurit nga përmbytjet në Shqipëri, 250 mijë paund për 1,800 persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.01.2026, 09:03

Gjermania do të mbështesë rreth 1,800 persona, ose 400 familje, të prekura nga përmbytjet e fundit në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Gjermane në Tiranë, e cila njoftoi se përmes Fondit Start janë vënë në dispozicion 250 mijë paund për organizatën joqeveritare britanike World Vision UK, me qëllim ofrimin e ndihmës emergjente në zonat më të goditura.

Sipas njoftimit zyrtar, ndihmat do të përqendrohen kryesisht në rajonin e Durrësit, duke përfshirë zonat Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano, Shkozet dhe Nishtullë. Masat e parashikuara përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehim emergjent, artikuj jo-ushqimorë, masa mbrojtëse për grupet vulnerabël, përfshirë mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore, si edhe mbështetje për sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Ambasada Gjermane thekson gjithashtu se, përmes projekteve afatgjata si ALBAdapt i zbatuar nga GIZ, Gjermania po kontribuon në forcimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm në Shqipëri. Këto iniciativa synojnë të përmirësojnë parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit dhe t’u japin komuniteteve mundësinë të marrin masa parandaluese në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit