Përplasën për vdekje kirurgun, dy shqiptarë në bankën e të akuzuarve në Britani

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.01.2026, 08:22

Një shtetas shqiptar do të përballet me gjyq në Britaninë e Madhe, pasi mohoi akuzën për shkaktimin e vdekjes së një 63-vjeçari gjatë drejtimit të një mjeti me shpejtësi të lartë. Në Gjykatën e Kurorës në Maidstone, Albert Matraxhiu deklaroi se nuk është fajtor për vdekjen e kirurgut dentar Tom Wallace si pasojë e drejtimit të rrezikshëm. Gjykatësi Julian Smith vendosi shtyrjen e seancës së radhës për më 13 korrik.

Sipas mediave britanike, Matraxhiu pranoi akuzën për drejtim të rrezikshëm, ashtu si edhe bashkëpandehuri i tij, Erald Paci, 29 vjeç. Gjykata dëgjoi se pas aksidentit fatal, të dy të pandehurit braktisën automjetin tip “Mercedes” dhe hoqën targat, në përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore. Gjykatësi Smith theksoi se veprimet e tyre synonin pengimin e hetimeve dhe paralajmëroi se kjo do të merret parasysh në dënim.

Viktima, Tom Wallace, kirurg dentar dhe baba i tre fëmijëve, u përplas për vdekje pranë kryqëzimit të Gads Hill dhe Waterside Lane në Gillingham, rreth orës 12:10 të datës 29 dhjetor. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme nga kalimtarët dhe ndërhyrjes së ambulancës, ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Dy të pandehurit janë lënë në paraburgim deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit