Solidariteti i shqiptarëve nuk mjaftoi: Sëmundja e rëndë i merr jetën infermieres 27-vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2026, 23:53

Një lajm i hidhur ka tronditur qytetin e Korçës dhe jo vetëm.

Pas një beteje të gjatë e sëmundjen, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare Laura Avdolli, infermiere në Spitalin Rajonal të Korçës dhe një nga studentet më të mira të infermierisë.

Prej më shumë se një viti, Laura vuante nga karcinoma hepatike me metastaza pulmonare. Gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar shumë dhe falë solidaritetit të qytetarët, të cilët u angazhuan për mbledhjen e fondeve, familjarët arritën të kryenin trajtimin dhe operimin e saj.

Por megjithë përpjekjet dhe shpresat, ajo nuk arriti ta mposhtë sëmundjen dhe u nda nga jeta në moshë shumë të re.

Ndarja e parakohshme e Laurës ka lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit