Pa drita, pa internet natën: Plani i Rusisë për të rritur lindshmërinë te çiftet e reja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2026, 23:21

Rusia po shqyrton një masë të pazakontë për të përballuar rënien e vazhdueshme të lindshmërisë. Zyrtarët thonë se përdorimi i ekraneve natën vonë ka zëvendësuar lidhjen reale mes çifteve dhe besojnë se ndërprerja e energjisë elektrike dhe internetit pas orës 22:00 mund t’i nxisë ata të flasin, të çlodhen dhe të rilidhen me njëri-tjetrin. Nisma tregon se sa serioz është bërë problemi i popullsisë.

Mbështetësit argumentojnë se më pak ekrane mund të rikthejnë mbrëmjet e përbashkëta dhe kohën cilësore në çift, pasi stimujt financiarë nuk kanë dhënë rezultat.

Sipas një politikani pro-Putin, çifteve ruse pa fëmijë duhet t’u ndalohet qasja në rrjetet sociale natën vonë, me synimin që të inkurajohen të kenë marrëdhënie seksuale dhe të krijojnë familje. Plani i pazakontë i “abstinencës digjitale” vjen nga Mikhail Ivanov, 51 vjeç, deputet rajonal në Bryansk, rajon që kufizohet me Ukrainën.

Nëse skema zbatohet, shteti rus do t’u ndërpresë këtyre çifteve aksesin në rrjetet sociale çdo natë nga ora 23:00 deri në 02:00. Kjo është nisma më e fundit e çuditshme për të përmbushur urdhrin e Vladimir Putinit për të rritur normat e ulëta të lindshmërisë dhe për të rikthyer “familjet e forta ruse”.

“Nëse të rinjtë i kalojnë netët në telefon në vend që t’i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit, kjo është një rrugë pa krye,” tha Ivanov, zëvendëskryetar i Këshillit Popullor Botëror Rus, një organizatë pro-Kremlinit që synon rikthimin e ndikimit perandorak rus. “Rusia ka qenë gjithmonë e famshme për familjet e saj të forta dhe detyra jonë është ta rikthejmë këtë traditë. Nëse kjo kërkon kufizim të përkohshëm të aksesit në përmbajtje argëtuese natën vonë, nuk është një çmim i madh për të ardhmen e kombit.”

Ivanov propozon gjithashtu që psikologët t’u mësojnë çifteve “rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe një qasje të vetëdijshme ndaj krijimit të familjes”.

Kritikët thonë se popullsia ruse po bie me shpejtësi sepse çiftet hezitojnë të kenë fëmijë në mes të një lufte, e cila sipas vlerësimeve ka shkaktuar rreth 250 mijë viktima. Por Ivanov, i martuar dhe me fëmijë, këmbëngul se problemi kryesor janë rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit