Një vajzë e re ka rënë pre e një vjedhjeje ditën e sotme në qendrën e Tiranës pranë stacionit të autobusëve te Banka Shqipërisë.
Në pamje mund të shihni qartë se si një person, në dukje në moshë, i afrohet dhe i merr celularin nga xhepi.
Vajza thekson se celulari përmban të dhëna shumë të rëndësishme për punën e saj dhe bën apel që kushdo që njeh personin ose ka vërejtur ndonjë aktivitet të dyshimtë në zonë të kontaktojë me të në privat ose të njoftojë autoritetet përkatëse.
Ajo ka bërë gjithashtu denoncim në polici dhe ofron shpërblim të dyfishtë për çdo person që e ndihmon në rikthimin e telefonit, për vlerën e informacionit të ruajtur brenda tij.
Denoncimi i vajzës:
Përshëndetje, Sot kam përjetuar një vjedhje dhe e kam kapur momentin në video, ku shihet qartë një person që më afrohet dhe më merr telefonin nga xhepi. Telefoni përmban të dhëna shumë të rëndësishme për punën time. Nëse dikush e njeh këtë person ose ka parë diçka të dyshimtë në zonë ju lutem më kontaktoni në privat ose njoftoni autoritetet përkatëse. Rasti është raportuar në polici. Gjithashtu kam dhe imein e telefonit nese ndonje servis e merr ju lutem do tju paguaj dyfish por ma ktheni per vleren e informacioneve qe ka brenda.
Çdo informacion do të ishte shumë i vlefshëm. Faleminderit!
Ne qender te stacioni autobuzit te banka shqiperise te capitoli Eshte e qarte qe eshte hajdut profesionist