Një muaj pa drita, OSHEE Vorë refuzon t’i lidhë kontratën qytetarit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.01.2026, 15:59

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese që po e përballet prej rreth një muaji. Ai raporton se që nga data 31 dhjetor nuk ka energji elektrike në shtëpinë e tij, një problem që po i ndikon seriozisht jetën e përditshme.

Qytetari thotë se ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lidhjen e kontratës me OSHEE. Megjithatë, punonjësit e OSHEE Vorë vazhdojnë të refuzojnë lidhjen e energjisë elektrike, pa dhënë shpjegime të qarta për këtë vonesë.

Ai thekson se situata është e papranueshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, pasi qëndrimi pa drita po e bën të pamundur jetesën normale dhe përmbushjen e nevojave bazë të familjes së tij.

Qytetari bën apel që çështja të trajtohet me urgjencë dhe shpreson që institucioni përgjegjës të japë një zgjidhje sa më shpejt, për të shmangur problemet e mëtejshme në familjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit