Ish-konkurenti i “Për’puthen”, Hysen Ramaj, 29 vjeç, është ndaluar pasi dyshohet se tregtonte mallra kontrabandë me logo false në një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”, në Tiranë. Në subjekt shiteshin produkte që mbanin marka të njohura ndërkombëtare, pa dokumentacion që vërtetonte origjinën e tyre.
Gjatë kontrollit në ambientet e dyqanit janë gjetur veshje, çanta, syze dhe ora, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas të dhënave, 29-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për mallrat dhe dyshohet se nuk lëshonte kuponë tatimorë për shitjen e tyre.
Në lidhje me këtë rast, Hysen Ramaj është arrestuar, ndërsa materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.