Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, është arrestuar në Turqi. Burimet bëjnë me dije se ai ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndalimi i tij është kryer për llogari të drejtësisë italiane, e cila dyshon për përfshirjen e tij në një organizatë kriminale dhe trafikim lëndësh narkotike.
Ndërkohë, Elvis Doçi, kreu i grupit të Troplinëve, është shpallur në kërkim edhe nga Italia që në nëntor të vitit të kaluar në kuadër të megaoperacionit “Ura”.Klnai Troplini konsiderohet një prej grupeve më të mëdha kriminale me bazë në Shqipëri dhe degëzime në Itali për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Klani kriminal Troplini akuzohet për trafik të sasive të mëdha kokaine, ndërsa gjatë një kontrolli në bazat e tyre u gjetën të groposura rreth 3 milionë euro.