Në 97’ vrau një 10-vjeçar për hakmarrje, arrestohet pas 29 vitesh shqiptari në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2026, 14:57

Autoritetet greke kanë arrestuar Kostandin Nishku, 59 vjeç, i njohur edhe me emrat Baki Duzha dhe Hariz Vjeri, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Nishku ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 10-vjeçari në Gramsh në vitin 1997, një krim që kishte lidhje me hakmarrjen për vrasjen e vëllait të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mars të vitit 1997, kur Nishku, i armatosur, shkoi në shtëpinë e Kujtim Bregut për të kërkuar vëllain e këtij të fundit, Veli Bregun, i cili kishte vrarë vëllain e Nishkut disa vite më parë dhe kishte arratisur nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997. Në shtëpi nuk ndodhej Veli, por vetëm Kujtimi, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët. Pasi nuk mori përgjigje për vendndodhjen e Velit, Nishku urdhëroi bashkëpunëtorin e tij, Roland Kotorri, të kryente aktin, por pas refuzimit të tij, Nishku vetë qëlloi djalin 10-vjeçar në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit, Nishku u arratis drejt Greqisë, ku jetoi për vite me një identitet të rremë, Hariz Vjeri. Identifikimi dhe arrestimi i tij u krye pas një kontrolli bazuar në krahasimin e fotografive të vjetra dhe dokumenteve të rreme.

Tani Nishku do të ekstradohet në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e të miturit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit