Nga ylli me 5 cepa te portreti i lodhur! Si po e ngjyros vendin kryeministri jonë piktor?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.01.2026, 13:23

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të rikthejë portretin e tij në Facebook, duke mbyllur zyrtarisht kapitullin 9-mujor të yllit me 5 cepa, i cili u përdor gjatë fushatës në zgjedhjet paralamentare si simbol i integrimit europian. Me sa duket, pasi votat u numëruan, ylli e kreu misionin dhe u la mënjanë, ashtu si shumë premtime që kanë nevojë për pushim pas zgjedhjeve.

Në foton e re, Rama shfaqet i rrethuar nga lapsa me ngjyra, me dorën e shkarravitur. Çfarë është shkruar aty? Plane? Ide? Si të rrjepim më shumë xhepat e popullit shqiptar? Si t’i largojmë shqiptarët? Duket si i lodhur, sikur po mendon thellë për të ardhmen e vendit ose thjesht po kërkon ngjyrën e duhur për të mbuluar kritikat e radhës.

Ka shumë lapsa me ngjyra në tavolinën e Ramës. Me cilën ngjyrë po vizatohet sot Shqipëria? Dhe kush e sheh vizatimin final, qytetarët apo vetëm autori? Fotoja flet qartë, kur realiteti bëhet i vështirë, është më e lehtë ta skicosh sesa ta rregullosh. E ndërsa kryeministri mban peshën e kokës së tij me mendje piktori, po peshën e halleve të popullit kush po e mban?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit