Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës, ku Bastri Nuredini, 58 vjeç, ka plagosur me thikë djalin e tij, Kongres Nuredini, 29 vjeç. Konflikti dyshohet se ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta, brenda banesës së familjes.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 të datës 29 janar 2026. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe duke neutralizuar autorin.
58-vjeçari Bastri Nuredini u arrestua në flagrancë, ndërsa thika e përdorur në ngjarje u sekuestrua si provë materiale. I plagosuri, Kongres Nuredini, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.