Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.01.2026, 08:56

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin Shishtavec–Kukës, ku një këmbësore ka mbetur e plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur shtetasja Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte në këmbë.

Automjeti drejtohej nga shtetasi G. N., 30 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. Si pasojë e përplasjes, 49-vjeçarja u transportua menjëherë drejt spitalit të Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit