U godit me thikë në burgun grek, shqiptari “Demos” dhe lidhjet e tij me mafian greke

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.01.2026, 08:31

Dhimitër Meci, 46 vjeç, nga Labova e Gjirokastrës, mbeti i plagosur rëndë ditën e sotme në burgun e Malandrinos në Greqi. Ai u qëllua me një thikë të improvizuar nga i burgosuri grek E. Nousi, i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i punësuar në mensën e burgut. Ngjarja ndodhi menjëherë pas transferimit të Mecit nga burgu i Koridhalos në Malandrino, ku ai ishte dërguar pasi që nga arrestimi i tij në fillim të dhjetorit 2025 mbahej në repartin psikiatrik të Koridhalos.

Dhimitër Meci, i njohur edhe si Dhimo Meci apo “Demos”, u arrestua nga policia greke së bashku me Andrea Brokerin nga Himara, Fatjon Prendin nga Lezha dhe disa shtetas grekë, ndërsa në kërkim u shpall edhe Vasil Theohari nga Finiqi. Ata akuzohen për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala në maj 2025, i cili u ekzekutua disa muaj më vonë nga një grup tjetër kriminal. Gjatë kontrolleve në banesat e Mecit në Greqi dhe Shqipëri, policia gjeti një arsenal armësh.

Sipas autoriteteve greke, Meci ka një të kaluar të gjatë kriminale, me dënime për vjedhje, grabitje, tentativa vrasjeje, vrasje dhe organizatë kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian në Athinë dhe dyshohet për përfshirje në disa vrasje të tjera, mes tyre Panagiotis Stivas, Ali Saeed, Giorgos Shabbat dhe një person i njohur si “Pitsilas”. Emri i tij është përmendur gjithashtu në hetime për plane atentatesh ndaj figurave të larta të policisë dhe mafias greke, ndërsa njihej për lidhjet e tij me Panagiotis Vlastos, një emër i njohur i botës së krimit në Greqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit