Brenda bodrumit me 13.5 ton ar të ish-zyrtarit të lartë kinez

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2026, 23:47

Rasti i Zhang Qi, ish-zyrtarit të lartë të provincës Hainan, mbetet një nga historitë më të bujshme të viteve të fundit, jo vetëm për sasinë marramendëse të pasurisë së zbuluar, por edhe për mënyrën se si Pekini e përdori këtë rast për të treguar 'dorën e hekurt' kundër korrupsionit.

Gjatë një operacioni të agjencisë kundër korrupsionit, brenda rezidencës së Zhang u gjetën rreth 13.5 ton ar dhe shuma të mëdha parash cash. Videoja e regjistruar brenda bodrumit të tij, ku shiheshin rafte të tëra me shufra ari, u bë virale globalisht, duke u shndërruar në simbolin e korrupsionit të shfrenuar brenda elitës politike kineze.

Në vitin 2020, Zhang Qi u dënua me burgim të përjetshëm për pranimin e ryshfeteve që kapnin vlerën e rreth 15 milionë dollarëve, edhe pse pasuria e gjetur dyshohet të ishte shumë më e madhe.

Megjithatë, analistët ndërkombëtarë e shohin këtë rast me skepticizëm. Ndërsa korrupsioni është real, fushata e Presidentit Xi Jinping, e njohur si "lufta kundër tigrave dhe mizave", shpesh akuzohet se shënjestron kundërshtarët politikë nën maskën e ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit