Rruga e bllokuar nga rrëshqitja e dherave, qytetarët marrin lopatat dhe bëjnë punën e bashkisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2026, 16:55

Një qytetar ka denoncuar situatën shqetësuese në zonën e Kurbinit, në segmentin rrugor që lidh fshatrat Daul e Gërnac.

Sipas denoncimit, rruga është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, duke e bërë të pamundur qarkullimin. Pavarësisht kësaj situate, bashkia nuk ka marrë asnjë masë për hapjen e rrugës apo për ndihmën ndaj banorëve.

Të detyruar nga mungesa e reagimit institucional, vetë qytetarët kanë marrë lopata dhe kanë nisur pastrimin e rrugës me forcat e tyre, për të siguruar kalimin dhe lidhjen mes fshatrave.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia Kurbin dhe institucionet përkatëse, pasi kjo rrugë është jetike për lëvizjen, shërbimet dhe sigurinë e komunitetit.

Denoncimi i qytetarit:

Ne zonen e kurbinit siper kishes se lacit lidhen 3 fshatra ktu quhet ne daul e gernac te kumines milot bashkia kurbin asnje nuk pyt per banoret e ktyre fshatrave faleminderit per mirkuptimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit