Një sherr i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Baba Rexhep”, ku si pasojë janë plagosur me thikë dy persona.
Të plagosurit janë Enea Qorri dhe Anest Gjonça, 27 vjeç, banues në fshatin Gjashtë. Sipas Policisë, Gjonçaj është goditur pas shpine dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa fatmirësisht të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se Gjonça, së bashku me dy persona të tjerë, kanë shkuar në banesën e shtetasit B.Q., ku kanë dhunuar Qorrin. Ky i fundit i plagosur lehtë, është arrestuar së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij, ndërsa personi i tretë është shpallur në kërkim.