20 ditë pa gjurmë për Jurgen Karajn, vëllai i tij: Dua ta gjej, të di ku t’i vendos lule

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2026, 14:45

Edhe pas 20 ditësh, vijojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit pas një aksidenti në fshatin Dars.

Vëllai i tij, Endrin Karaj, gjatë një interviste për mediat u shpreh i prekur duke thënë se dëshira e tij e vetme është të gjejë trupin e të vëllait.

Dua ta gjej, ta di ku është, ku t’i vendos një lule, të di se ku do të prehet”, tha ai.

Sipas Endrin Karajt, kërkimet janë shtrirë deri në liqenin e Ulzës, por pa asnjë rezultat deri më tani. Në operacionin e kërkimit janë përfshirë Forcat e Sigurisë, policia dhe bashkia.

Kemi 20 ditë që kërkojmë trupin. Autoritetet kanë bërë përpjekjet e tyre, por ende nuk ka asnjë shenjë”, u shpreh ai.

30-vjeçari ndodhej si pasagjer në një automjet që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, kur mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në një përrua. Shoferi arriti të dalë nga makina dhe të mbijetojë, ndërsa Jurgen Karaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit, e cila më pas derdhet në lumin Mat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit