“Nuk mund të presim turistë në këtë skamje”/ Qytetari ngre alarmin për gjendjen e mbeturinave në Golem

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2026, 13:56

Një qytetar ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të mbeturinave në Golem duke u shprehur se situata po ndikon jo vetëm në imazhin turistik, por edhe në shëndetin e banorëve dhe vizitorëve.

“Nuk e di nëse mund të presim turistë në këtë gjendje dhe në këtë skamje,” shprehet qytetari, duke përshkruar pamjen e rrugëve të mbuluara nga mbeturina të pambledhura prej muajsh.

Ai thekson se hapësirat publike janë plor me mbeturinat të shpërndara kudo dhe punonjësit e pastrimit të bashkisë nuk duken askund për të kryer detyrën e tyre.

Qytetari bën thirrje të hapur ndaj autoriteteve lokale për të ndërhyrë urgjentisht dhe për të rikthyer pastërtinë në këtë zonë të frekuentuae nga turistë gjatë gjithë vitit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit