U plagos pasi ndërhyri në sherrin mes babait dhe vajzës, i riu përfundon në reanimacion te Trauma

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2026, 12:51

Onard Memlika, i riu që u plagos tri ditë më parë pasi ndërhyri në sherrin mes një babai dhe vajzës së tij, është transferuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas familjarëve, gjendja e Memlikës është e rëndë dhe ai ndodhet aktualisht në reanimacion.

Ngjarja ndodhi kur Memlika ndërhyri për të ndaluar sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij, 24-vjeçare, e cila gjithashtu mbeti e plagosur. I riu ishte vetëm një kalimtar që tentoi të ndërhynte, por fatkeqësisht u dëmua gjatë përleshjes.

Policia e Durrësit njoftoi të hënën se fillimisht të plagosurit ndodheshin në spitalin rajonal dhe jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, gjendja e 35-vjeçarit Memlika është përkeqësuar në ditët e fundit, çka bëri të nevojshme transferimin në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit