Banorët e fshatit Fushë e Vogël në njësinë administrative Maqellarë janë detyruar të marrin vetë në dorë rregullimin e rrugës kryesore të fshatit, pasi bashkia Dibër me kryetar Rahim Spahiun duket se nuk ka mundësi ta bëjë këtë punë elementare. Sipas banorëve, rruga ka vite që është e degraduar, duke krijuar rreziqe për automjetet dhe qytetarët, por bashkia ka mbetur e heshtur.
"Përshëndetje JOQ! Bashkia në gjumë, fshati Fushë e Vogël po rregullon vetë rrugën, pasi bashkia Dibër me kryetar Rahim Spahiun nuk ka mundësi. Njësia administrative Maqellarë", shkruan banori.
Ngjarja nxjerr në pah problemet e thella të menaxhimit dhe prioritetet e kryebashkiakut të Dibrës, Rahim Spahiu që duket se nuk i shohin nevojat bazike të qytetarëve të tyre. Banorët po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të paaftësisë së autoriteteve për të reaguar dhe për të siguruar infrastrukturë elementare, duke treguar një mungesë të qartë përgjegjësie dhe koordinimi.