Mafia shqiptare bën kërdinë në Itali! Baronët e drogës po depërtojnë në lagje dhe banesa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.01.2026, 11:02

Gazetari investigativ Giuseppe Bascietto, në një seancë dëgjimore të Komisionit Parlamentar Antimafia në Palermo, raportoi mbi përhapjen e mafias shqiptare në Siçili. Sipas tij, grupet shqiptare po krijojnë aleanca të fuqishme me klanet lokale në Gela, Catania, Sirakuzë dhe zonat përreth, duke depërtuar jo vetëm në tregun e drogës, por edhe në banesa dhe lagje, duke krijuar rrjete të sofistikuara për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Bascietto paralajmëroi se këto organizata të reja po veprojnë shpesh pa pëlqimin e Cosa Nostra-s së Palermos, duke e ndarë Siçilinë dhe duke krijuar tensione të reja. Sipas tij, aftësia e shqiptarëve për të formuar aleanca strategjike ka shndërruar juglindjen e Siçilisë në një “port të ri” për trafikun ndërkombëtar të drogës, ku mallrat shpërndahen për të mbërritur në të gjithë Evropën.

Procesi i trafikut, sipas gazetarit, fillon nga Catania, kalon përmes Kalabrisë dhe Lecce-s, dhe shpërndahet më pas deri në Gjermani, duke përdorur banesa dhe lagje si pika të fshehta për magazinim dhe shpërndarje. Ky fenomen nxjerr në pah rrezikun e madh që paraqet mafia shqiptare në Itali dhe nevojën urgjente për bashkëpunim të ngushtë midis autoriteteve për të kontrolluar rrjetet kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit