Kamionçina doli nga rruga dhe u përmbys: Arjani shoferi nga Tepelena që humbi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2026, 10:07

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Dhëmblan–Tepelenë, ku një automjet tip kamioçinë është përmbysur në vendin e quajtur “Ura e Përroit”, në fshatin Salari.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:55, kamioçina që drejtohej nga shtetasi Arjan Cela, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, kamioncina është përmbysur dhe drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se shoferi, baba i 6 fëmijëve ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të kushteve të motit dhe duke qenë se rruga ka qenë pa barriera metalike mbrojtëse, kamionçina ka dalë menjëherë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit