Aksident fatal në “rrugën e vdekjes”, në furgonin e tifozëve të PAOK u gjet drogë dhe alkool?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2026, 09:35

Një furgon që transportonte 10 persona, të gjithë tifozë të PAOK-ut, ekipit të drejtuar nga Răzvan Lucescu, u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në Rumani, pasi u përplas ballë për ballë me një kamion. Ngjarja ndodhi në DN6, në Qarkun Timiş, rrugë e njohur si “rruga e vdekjes” për shkak të numrit të lartë të aksidenteve fatale të regjistruara ndër vite.

Sipas autoriteteve, minibusit i ndodhi aksidenti pasi kishte kryer një parakalim dhe, për arsye ende të paqarta, mbeti në korsinë e kundërt. Si pasojë, vetëm tre persona mbijetuan.

Një nga të mbijetuarit deklaroi se gjatë manovrës së parakalimit ishte aktivizuar automatikisht sistemi i ndihmës për mbajtjen e korsisë, duke bllokuar timonin dhe duke e penguar shoferin të kthehej në korsinë e tij. Megjithatë, specialistët që kanë analizuar pamjet e aksidentit e konsiderojnë të pamundur që ky sistem të ketë qenë shkaku i ngjarjes.

Hetimet paraprake zbuluan praninë e drogës dhe alkoolit në minibus, ndërsa analizat e gjakut konfirmuan se shoferi, 29 vjeç, kishte konsumuar substanca të ndaluara.

Një ditë pas aksidentit, shoferi i kamionit, një shtetas polak, reagoi publikisht duke deklaruar: “Në 34 vite si shofer kamioni dhe mbi një milion kilometra të përshkuara, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë.”

Tifozët grekë ishin nisur drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e raundit final të Europa League mes PAOK-ut dhe Lyon-it, e planifikuar të zhvillohej të enjten, më 29 janar. Pas aksidentit, klubi i PAOK-ut i kërkoi zyrtarisht UEFA-s shtyrjen e ndeshjes, por kërkesa u refuzua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit